Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar, ekspertët: Rrit mundësinë e zhvillimit të turizmit
Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale dhe veçanërisht të turizmit. Ndaj dhe shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të turizmit në Jug të vendit.
“Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja ndaj parqeve kombëtare specifikisht në këto 30 vite e fundit në Europë por edhe në botë është vënë re gjithmonë e më shumë që parqet kombëtare janë një atraksion shumë i madh i turistëve”, deklaron për Euroneçs eksperi i mjedisit, Olsi Nika.
Tashmë për ekspertët sfidë ngelet mbrojtja e Parkut Natyror të Vjosës si dhe sigurmi i financimeve për miradministrimin e tij në funksion të zhvillimit të ekoturizmit. Lumi është një nga lumenjtë e fundit natyror të Evropës. Për 270 kilometra ai rrjedh pa ndërprerje mes bukurive të pejsazhit dhe biodiversitetit të natyrës.