Lungomare dëmtohet ende pa u përfunduar

Lungomare ka nisur të dëmtohet ende pa u marrë në dorëzim nga Bashkia e Vlorës.

Në të gjithë gjatësinë e shëtitores së konsideruar si investim strategjik vërehen dëmtime të asfaltit, ku siç tregojnë këto pamje po ndërhyhet.

Lungomare është kthyer në një aset të qytetit dhe zhvillimit të turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sipas qytetarëve, dëmtimi brenda harkut të një viti tregon se punimet nuk janë kryer me cilësinë e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetar: “Puna është shumë e dobët, nuk është hedhur materiali që duhet. Janë vjedhur paratë .”

Shëtitorja 5 km e gjatë ka kushtuar më shumë se 12 milion euro.

Ajo u vu në funksion në gusht të vitit të kaluar, ndërsa ishte një prej atraksioneve të sezonit turistik veror në Vlorë.

Ora News - Lungomare dëmtohet ende pa u përfunduar

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?