Lushnja inauguron Memorialin e Flamurit
Lushnja, aty ku nisi dhe historia e qeverisë së parë, ka inauguruar Memorialin e Flamurit. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Zhvillimit Urban , znj. Eglantina Gjermeni ka qenë në që qytetin e Lushnjes, ku mori pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Memorialit të Flamurit, në nderim të shpalljes së Pavarësisë në 27 nëntor të vitit 1912 në këtë qytet .
Gjatë kësaj vizite ministrja Gjermeni u ndal në inspektimin e zonës informale në lagjen “18 tetori” në Lushnje, ku është prezantuar me zhvillimet e fundit në këtë qytet.
"Investimi prej rreth 87 milionë lekësh i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore (përkatësisht 10 rrugë të kësaj lagjeje) dhe infrastrukturën e shërbimeve në lagjen “18 Tetori”, ose siç njihet ndryshe Lagjja Saravë. Në këto dy vite qeverisjeje në Lushnje janë investuar në total 718 milionë lekë për projekte të ndryshme, shumë herë më shumë se çka mundur të përfitoj i gjithë rrethi në 25 vite"- ka deklaruar Ministrja Gjermeni.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

