Lushnja, një nga qytetet më të prekura nga Covid-19

Tirana është qarku me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19. Po ashtu edhe Lushnja është një nga qytetet me numër të lartë të infektuarve me Covid 19. Sipas informacioneve të mara pranë njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lushnje aktiv janë 522 persona, ndërsa në karantin 1678 të persona.

Në Divjakëjanë 173 pozitiv aktiv dhe 555 karantinë. Çdo ditë nga punonjësit merren rreth 120 tampone ku numri i personave që dalin pozitiv është rreth 30%. Lidhur me këtë situata të rënduar është ulur dhe numri i nxënësve në shkolla duke bërë që në Lushnje dhe Divjakë të mbyllen 6 shkolla.

Zona më e prekur në Lushnje është zona e Kolonjës, dhe ditën e sotme u bë mbyllja e shkollës së mesme. Sipas banorëve të zonës në Kolonjë janë më shumë se 70 përqind e banorëve të infektuar. Përsa i përket mbylljes së shkollës ata ndajnë mendime të ndryshme. Banorë të tjerë e shikojnë pozitive mbylljen e shkollave dhe kërkojnë që mbyllet të shtrihen dhe në lokale ku është nja nga vatrat që infektohen shumë persona.

SHKARKO APP