Lushnjë, asgjësohen 300 bimë opium, arrestohet “pronari”

Policia e Lushnjës ka sekuestruar paraditen e sotme një sasi prej 300 rrënjësh opium në fshatin Çermë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bimët janë gjetur në oborrin e shtëpisë së Refat Arapit, i cili është vënë më pas në pranga.

Po ashtu policia bën të ditur se është shpallur në kërkim dhe një tjetër person. Ndaj Arapit rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.

SHKARKO APP