Lushnje, hyn me skafandër në kokë dhe grabit 4 mijë euro në një dyqan

 

4 mijë euro janë grabitur në një dyqan Western Union në mesditën e 15 korrikut nga një 26 vjeçar i cili kishte hyrë në dyqan i maskuar me skafandrën e motorrit në kokë.

“Më daten 15.07.2015, rreth ores 14.20, në lagjen Loni Dhamo, Lushnje, ne dyqanin Wester-Union, një person ka hyrë i maskuar në kokë me skafander motorri dhe ka kryer me dhunë vjedhjen e shumës prej 4-mije euro dhe me pas është larguar në drejtim të stacionit të trenit” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se pas identifikimit është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes Ersant Dervishi.

26 vjeçari, banues në fshatin Karbunarë e Vogel , Lushnjë ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Gjithashtu policia ka arritur të sekuestrojë motoçikletën e autorit,e cila është e markës Lifan dhe një skafandër me ngjyrë të zezë .

SHKARKO APP