Lushnje, i gërvishti makinën, plagoset me armë një 31-vjeçar
Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme (13 shtator) në Lushnje.
Ngjarja ndodhi në rrugën rurale Çiflig-Kosovë pas një konflikti të çastit.
31-vjeçari është konfliktuar me një person tjetër pasi në dalje të fshatit kanë gërvishtur makinat/
Pas debatit, personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë Mario Arapin, 31 vjeç banues në Tiranë.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi nuk i prekur një organ jetësor.
Policia e Lushnjes ka ngritur postblloqe pasi dyshohet se autori është larguar në drejtim të Kuçovës.
Policia pret të marrë dëshminë e të plagosurit për të hedhur dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje por dhe për të kapur autorin.