Lushnje/Makina përplas 3 nxënës, nisen me urgjencë drejt spitalit

Foto ilustruese

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në Lushnje. Mësohet se një makinë ka përplasur 3 nxënës. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikur për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Një mjet tip golf me drejtues shtetasin Redon Cemeri, ka aksidentuar 3 fëmijë nxënës shkollë. Si pasojë e këtij aksidenti 3 fëmijët kanë mare lëndime por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP