Lushnjë/ Në vend të domateve zbulohen sera me kanabis, dy në pranga

 

Një tjetër strategji po përdoret nga fermerët e Lushnjës, që çdo ditë e më shumë po zëvendësojnë kultivimin e domates me atë të kanabis sativa. 

Sera të kultivuara me kanabis sativa janë zbuluar sërish dhe janë asgjësuar pasditen e  hënës në fshatin Kadiaj, rreth 5 kilometra nga qyteti i Lushnjës. Bimët narkotike ishin mbjellë në sera dhe kultivoheshin pa asnjë problem nga dy autorë, të identifikuar me inicialet A. A. dhe G.K., të cilët janë shoqëruar nga policia. Aksioni ka nisur pasdite vonë dhe është ende në vijim. Sipërfaqja e serave shkonte ne 6 dynymë  dhe  numri i bimëve të kultivuara dhe asgjësuara nga forcat e policisë mund të jetë rreth 12 mijë rrënjë, të llojit kanabis sativa. Bimët me lartësi nga 40 deri në 60 cm ishin në prag të vjeljes. Teknologjia që zbatohej për rritjen e tyre ishte e njëjtë me kulturën e domates, pasi ujitja kryhej me pika.

SHKARKO APP