Lushnjë, një 8-vjeçar mbytet në rezervuarin e fshatit
Aktualitet E Mërkurë, 14 Prill 2021 06:15
Një fëmijë 8-vjeçar është mbytur pasditen e së martës në rezervuarin e fshatit Balaj, në Lushnjë.
Nga informacionet e fundit mësohet se i mituri, me inicialet A.B kishte vajtur në rezervuar për shkak të vapës, por për fat të keq ka gjetur vdekjen.
Një patrullë e policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë trupin e të miturit për ta çuar në morg, ku autopsia do të nxjerrë dhe shkaqet e vdekjes së tij.