Lushnje, Rama përuron kompaninë e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore

Kryeministri Edi Rama ishte në Dushk të Lushnjes ku mori pjesë në përurimin e një kompanie të re që do të merret me grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore duke u ardhur në ndihmë rreth 10 mijë familjeve fermere.

Rama: “Sot Shqipëria është vendi ku Kosova më shumë se kudo tjetër, por ky është vetëm fillimi sepse besoj shumë që përmes investimeve të kësaj natyre rrisim jo vetëm këmbimet tregtare, por rrisim edhe fuqinë tonë të përbashkët. Janë rreth 10 mijë familje fermere që falë këtij investimi përfshihen në një rrjet bashkëpunimi, punësimi dhe të ardhurash të qëndrueshme”.

Rama dha dhe një mesazh sinjifikativ për të gjithë investitorët kosovarë.

Rama:“Për ti dhënë një mesazh shumë të qartë të gjitha sipërmarrjeve të Kosovës, Shqipëria është atdheu juaj, Shqipëria është toka juaj. Për çdo sipërmarrje të Kosovës që kërkon të shtrihet në Shqipëri qeveria shqiptare do të jetë një mbështjetje e palëkundur”.
Kjo kompani e cila merret edhe me eksportet e produkteve bujqësore pritet të zgjerojë tregun e prodhimeve shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP