Lushnje, shiu i një jave më parë dëmton lulediellin në Tërbuf

Fermerët e fshatit Tërbuf në Lushnjë janë gjendur përballë problematikave të të mbjellave. Kultura e lulediellit është dëmtuar në 50% të saj për shkak të reshjeve dhe erërave të forta të një jave më parë. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit për rikuperimin e dëmit.

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë rreth një javë më parë kanë dëmtuar sipërfaqet e mbjella me luledielli në fshatin Tërbuf të Lushnjës.

Fermerët thonë se reshjet kanë lënë pasoja të pariparueshme duke dëmtuar prodhimin e pritshëm në gati 50% të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është bërë një dëm i paparë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Presim ndihmë nga shteti. Po punojmë për të shpëtuar diçka po nuk shpëtohet”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam mbjellë 3 ha lule, stuhia ka bërë dëm. Fara është hibride dhe është shumë e shtrenjtë”

“Ka vjatur 30 mijë lekë dylymi për ti pluguar dhe frezuar”

Paqëndrueshmëria e motit ka dëmtuar edhe kultura te tjera në fushën e Terbufit.

“Dëm është bërë edhe tek misri dhe fasulet”

Këtë vit bujqësor sipërfaqja e mbjellë me kulturën e lules së diellit i kalon 600 hektarët, çka do të thotë rreth 20% e sipërfaqes së tokës arë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?