Lushnje: Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 32 vjeçari
Aktualitet E Enjte, 13 Shkurt 2020 16:05
Një shtetas me iniciale E.M 32 vjeç, është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lushnjes.
Mësohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas informacioneve paraprake janë sekuestruar 3 laptopë, 24 bileta, 6 bileta me siglën ‘Top Game Racing’ dhe 2 printera.
32 vjeçarit i ngarkohet akuza “Organizim i llotove të palejuara” në lokalin që menaxhonte.