“Lutja e Paqes”, Nishani: Shqipëria, unike për bashkëjetesën fetare
Në ditën e tretë të aktivitetit “Lutja e Paqes” që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se organizimi i këtij dialogu në vendin tonë dhe mesazhet që dalin prej tij “janë një pasuri e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë botën”.
“Paqja dhe liria e besimit sjellin humanizmin. Njerëzit e duan paqen dhe lirinë, pavarësisht besimit të tyre. Shqiptarët kanë udhëtuar në histori krah për krah. Shqipëria është një shembull frymëzues dhe unik për bashkëjetesën fetare”, tha Nishani në fjalën e tij.
Presidenti shtoi gjithashtu edhe faktin se “askush nuk është imun ndaj instrumentalizmit fetar” dhe se “duhet vullnet për të siguruar paqe, demokraci dhe liri besimi” në shoqëritë tona.
KOHA JONË SONDAZH

