Lutja rrëqethëse e nënës: Dua të shes veshkën

”Dua të shes veshkën”, janë fjalët e një nëne që i është drejtuar emisionit Fiks Fare në “TCH”. Kjo kërkesë e pazakontë është për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

”Burri im është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë, shtëpi nuk kemi, jetojmë te prindërit e mi. Ata nuk kanë pension. Të vetmet të ardhura janë rroga ime prej 220 mijë lekësh të vjetra”, tregon ajo historinë për të shpjeguar se çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin për të shitur veshkën.

Ajo tregon për Fiks Fare se këtë e bën për vajzën e saj, e cila është vetëm 15-vjeçe dhe dëshiron që ajo të jetojë si adoleshentet e tjera. “Dua të bëj diçka për të, t’i lë të paktën një shtëpi, të tregoj se unë mund të bëj diçka për të, pasi për të do të jepja jetën”, rrëfen gruaja e re, e cila është rreth të 40-ve dhe jeton në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e re shpjegon se ka dy vjet që e mendon këtë gjë, por nuk i ka treguar askujt dhe dëshiron që sidomos vajza e saj mos ta mësojë kurrë këtë fakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kisha frikë sesi do e merrnin njerëzit, sesi do më gjykonin, si do më shihnin, se unë nuk kam frikë për jetën time. Këtë po e bëj për fëmijën tim dhe nuk druhem për asgjë, prandaj, ju lutem më ndihmoni”, mbyll rrëfimin e saj nëna e re, teksa i dridhet zëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?