LZHK-ja kërkon rikthimin e dënimit me vd@kje në Shqipëri, flasin qytetarët: Duhet disiplinë

”Duke marrë parasysh këtë gjendje të rëndë të kriminalitetit, a ka ardhur koha të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krime të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”,-tha ditë më parë, Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së.

Propozimi i LZHK-së, erdhi pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec ngjarje që shkaktoi reagime të shumta mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe palëve politike në vend.

Qëndrimet e qytetarëve ishin kryesisht “pro”, pasi këtë formë drastike dënimi e shohin si zgjidhjen e vetme për të ulur shkallën e kriminalitetit në vend. Kujtojmë se dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri u dha në 25 qershor të vitit 1992 kur u ekzekutua vendimi për varjen e dy vëllezërve nga Libofsha në mes të qytetit të Fierit për krime monstruoze.

Trupat e tyre u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera. Ky ishte rasti i fundit, me pas në vitin 1999, dënimi me vdekje u shpall antikushtetues dhe më vitin 2000 është shfuqizuar ligjërisht.

LZHK propozoi që dënimi me vdekje të rikthehej në vend në konsensus me Komisionin Europian dhe përkohësisht, derisa të pranohemi në familjen europiane. Aktualisht asnjë shtet i BE-së nuk e ka në fuqi dënimin me vdekje, dhe Shqipëria prej vitesh ka nisur punën për përmbushjen e kushteve që mund ta sjellin më afër integrimit.

SHKARKO APP