“Ma vrau para syve plehra”, zbulohet dëshmia e motrës së Arielës në polici
Gazetari Spartak Koka ka treguar dëshminë në polici të motrës së Ariela Muratit, vajzës që u vra ditën e djeshme në mes të Tiranës nga 23-vjeçari Aldison Belulaj që i kërkonte lidhje.
I ftuar në emisionin “Rudina” gazetari tha se e motra e 21-vjeçares ishte në dijeni të kërcënimeve të shumta që i vinin nga Belulaj.
Sipas Kokës, në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para policisë: “Ma vrau motrën para syve”.
“Ma vrau ai plehra, ma vrau para syve. S’e dinim që kishte ardhur në Tiranë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, është shprehur në polici motra e Arielës.
KOHA JONË SONDAZH

