Macron mban fjalimin emocionues pas fitores: Do të jem president i të gjithëve!

Presidenti francez Emmanuel Macron, po mban një fjalim së fundmi pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në Francë.

Ai e nisi fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.

“Faleminderit! Shumica prej jush kanë zgjedhur të më besojnë mua. Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota e sotme kërkon që ne të marrim parasysh të gjitha vështirësitë dhe zemërimin. Sot ju keni zgjedhur një projekt humanist. Republikane në vlerat e saj. Një projekt social dhe ekologjik, i bazuar në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë projekt dua ta mbaj me forcë edhe për vitet në vijim”, ta Presidenti i rizgjedhur dhe që premton “një shoqëri më të drejtë” dhe “barazi midis grave dhe burrave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?