Macron refuzon “Këshillin e Paqes”, Trump kërcënon Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton vendosjen e tarifave deri në 200% ndaj pijeve alkoolike të importuara nga Franca, përfshirë verërat dhe shampanjat, pas refuzimit të presidentit francez Emmanuel Macron për t’iu bashkuar nismës së tij të quajtur “Këshilli i Paqes”.

Tarifat për verërat dhe shampanjën e tyre do të shkojnë në 200%. Ai do të bashkohet, edhe pse nuk është i detyruar”, u shpreh Trump para gazetarëve në Florida.

Ndërkohë, burime pranë Macron i thanë AFP-së se Parisi nuk ka ndërmend të ndjekë këtë iniciativë, duke e konsideruar presionin e Uashingtonit si një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj kreut të shtetit francez për t’u bërë pjesë e këtij këshilli të propozuar nga presidenti republikan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?