Macron u kërkoi reforma, Rama bën cinikun: Edhe ai vetë duhet të bëjë më shumë
Kryeminstri Edi Rama nga konfereca pas vendimit për mos’hapjen e negociatave ironizoi presidntin e Francës Emmanuel Macron, i fundit ky që është shprehur se “Rama dhe Zaev duhet të bëjnë reforma të thella dhe pastaj të vijnë tek ne.”
Rama tha se edhe vetë Macron duhet të bëjë më shumë.
Gazetarja: Presidenti Macron tha sot se Rama dhe Zaev duhet të bëjnë reforma të thella dhe pastaj të vijnë tek ne.
Edi Rama: Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vetë e thotë. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Ne kemi bërë gjithçka dhe Macron dhe gjithë të tjerët të thoshin po. Nëse nuk e thanë kjo nuk ka të bëjë me ne. Qëndrimi Presidentit në raport me temën e djeshme është konceptual kundër mënyrës i funksionin sot BE. Kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar hajde se mos e çajmë këtë punë, duke i ndarë nuk është një qëndrim i rastësishëm, po koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Europa. Ne jemi sot në një moment të përkohshëm. Gjermania nuk ka dashur ndarje.