“Mafia e Romës” biznes me kampet e emigrantëve, 44 të arrestuar

Plot 44 arrestime janë shënuar në zonat e Lacios, Siçilisë e Abruco-s gjatë natës nga policia italiane në kuadër të operacionit “Mafia e kryeqytetit” me akuzën e krimit të organizuar në biznesin e administrimit të fluksit të emigrantëve.

Këto arrestime bashkë me 21 persona të tjerë të vënë nën hetim në gjendje të lirë, përbëjnë raundin e dytë të skandalit të pak javëve më parë i cili vuri në regjistrin e të hetuarve ish-kryetarin e Bashkisë së qytetit të Romës, Xhani Alemano, dhe çoi në arrestimin e ish-këshilltarit rajonal të Forca Italia Luka Gramacio.

Sipas sektorit antimafia të Romës, akuzat bazohen në lidhjet mes mafias italiane e zyrtarëve të lartë përsa i përket shoqërive që administrojnë sistemimin e administrimin e fluksit të emigrantëve në disa territore të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korrupsion, mashtrim, faturime falso, trasferim ilegal e ricklime parash, tendera të paligjshme në marrjen në administrim të sistemit të emigrantëve në qendra të financuara nga shteti e Bashkimi Europian, një biznes i vërtetë në kurriz të të dëshpëruarve që zbarkojnë çdo natë nga deti në kërkim të jë jetë më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një organizatë mafioze që përdor mënyra mafioze, e aftë të elaboroj ekuilibra e sinergji”, shprehet Prokurori i çështjes.

“Ky operacion bind se mafia ekziston dhe në kryeqytet, pra në Romë e se ka ndryshuar fizionomi, duke mos pasur më nevojë për dhunë e kontroll territori”.

Gjithçka ka nisur nga një përgjim telefonik i disa kohëve më parë kur ish-terroristi i të djathtës ekstreme të NAR, ish-anëtar i bandës së famshme të Malianës, Massimo Karminati, njëkohësisht dhe numri një i këtij biznesi mafioz do të shprehet ; “Është teoria e botës në mes…miku im …si të thuash… të gjallët janë sipër, të vdekurit poshtë e ne më mes… e atëherë do të thotë se ekzisto një botë në mes, një botë ku të gjithë takohen … si është e mundur…ndoshta një ditë mund të darkoj dhe me Berluskonin…”

Një grup i vërtetë mafioz i quajtur “Mafia e kryeqytetit” e aftë për t’u infiltruar e për të bërë biznes me qendrat e sistemit të emigrantëve, të kampeve romëve, madje duke financuar dhe fushata elektorale si ajo ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Romës Xhani Alemano.

Operacioni i Policisë italiane ka vazhduar në orët e para të mëngjesit dhe në zonat si Rieti, Frozinone, Akuila, Katania e Enna.

Për prokurorinë italiane ky raund i dytë i këtij operacioni konfirmon “ekzistencën e një strukture mafioze aktive në kryeqytet, që lidh grupet kriminele me ekspontetë të politikës, administratës e sipërmarrjes lokale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?