Mafia shqiptare në Dubai, kandidati për ambasador: Marrëveshja ekstradimit do jetë prioriteti im

Edhe këtë të hënë në Komisionin e Jashtëm kandidatët për ambasadorë të depozituar nga qeveria në Kuvend, prezantuan platformat e tyre. Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi foli për marrëveshjet për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai, tha se do të jetë në prioritetin e tij. Kurtezi tha edhe se puna për një marrëveshje të tillë ka nisur dhe ai do të bëjë çmos që ta shtyjë përpara.

”Marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend. E specifikova që do jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do shkojë ne perspektivë, sepse është e dyanshme”,-tha Kurtezi.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, një muaj më parë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha se në Dubai po qëndrojnë një numër i lartë i kriminelëve që në Shqipëri janë në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Problematik fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai qëndrojnë një numër të madh të kërkuarish për vepra penale krim i organizuar që nuk po jepet një miratim për ekstradimin e tyre. Nisur nga kjo, kemi 28 procedime penale të nisura kryesisht”, tha Dumani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?