Magazina “arsenal” bombolash, hoteli në Velipojë është i gjithi i shkatërruar

Çdo gjë e shkatërruar në hotel nga shpërthimi i bombolave të gazit. Shpërthimi duket të kenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit në Velipojë është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj. Mësohet se në magazinë, në pjesën e pasme të hotelit, ka patur një numër të konsiderueshëm bombolash dhe një cisternë gazi, një pjesë e të cilave kanë shpërthyer, duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.

Të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Shpërthimi i bombolave të gazit është një gjë që përsëritet shpesh në vendin, tonë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për shmangien e përdorimit të tyre.

SHKARKO APP