Magazina e kanabisit në Fier, tërësisht në zonë të hapur (FOTO)

Policia e Shtetit, zbuloi sot një laborator në ndërtim e sipër, i cili do të përdorej për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Mbrostar të Fierit. Laboratori ishte brenda një magazine në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50-vjeç, banues në Patos.

Veç bllokimit të magazinës dhe laboratorit të kanabisit, policia sekuestroi një skaf me të cilin dyshohet se do të transportohej lënda narkotike.

Ambientet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë për kanabisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu sikurse mund të shihet, magazina ku kultivohej kanabis, është fare pranë rrugës, në një zonë tërësisht të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?