Magazina e vajit të hashashit, punonjësja: Ma thanë për sherebelë

4 punonjëse të një magazinë ku përpunohej vaj hashashi në Çorrush, u arrestuan dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal. Njëra prej tyre, Leonora Jaupaj thekson se nuk e dinte se po shkonte për të bërë vaj hashashi, por se do të përpunonte sherebelë.

“Vetëm unë dhe kunatat e mia jemi proceduar, për të tjerat nuk e di. Magazina ishte e mbyllur nuk arrinim të shikonim asgjë. S’jam bashkëpunëtore, isha thjeshtë punëtore për 2 orë. Nuk kam dijeni nëse të tjerët kanë përfunduar në polici. Këtu ka ardhur një grua dhe ka thënë policia, kemi vrapuar kemi ikur, dhe atje na ka kapur një polic me emrin ylli dhe kanë qëlluar në ajër. Pothuajse dëgjove zhurmë dhe nga persona të tjerë. Vura re që nuk ishte sherebelë sepse më bllokoi frymarrjen. Në punë më mori një djalë me emrin Gazi”,-u shpreh ajo për ”Fax News”.

Gjithashtu Leonora u shpreh se punonte për 20 mijë lek të vjetra dhe se ishte në kushte të vështira ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?