Magazine droge në Korçë, 3 gra mes 6 të arrestuarve

6 persona janë arrestuar nga policia e Korçës në fshatin Voskop të cilët kishin magazinuar një sasi të madhe të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa,

Fillimisht dyshohet se sasia e magazinuar e drogës ka ardhur nga një qytet tjetër, e kishte për qëllim shpërndarjen në sasi të vogla në qarkun e Korçës

Sipas burimeve policore mes 6 personave të ndaluar për këtë aktivitet kriminal 3 prej tyre janë gra. Të njëjtat  burime shtojnë se gratë shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike e cila paketohej në sasi të vogla dhe më pas shitej në qytetet e qarkut të Korçës.

 

SHKARKO APP