“Magjinë” e bimëve shqiptare, SHBA e përdor për ilaçe

“Një çaj lavande i ngrohtë, mente, trumzë dhe borzilok”, recetë e lashtë, e përmendur nga Shekspiri në Përrallë Dimri dhe gjithkush është i lirë të mendojë efektin e bekuar shëronjës të shpirtrave të trazuar. Ka vetëm një vend të bekuar në Europë, me qindra lloje bimësh shëronjëse e aromatike. Shqipëria, sherebela e së cilës shijohet nga mijëra familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi ynë zë 70% të tregut sherebelës në Amerikë, por sherebelës sonë autoktone të quajtur ‘albanian sage’ i kanoset një rrezik i madh. Për shkak se kërkesat nga jashtë janë të larta, ka nisur të mbillet pa kriter farë e huaj sherebele, hollandeze, polake e madje edhe kineze.

Shijuesit e çajit ‘albanian sage tea’ e kanë nuhatur këtë ndryshim dhe kultivuesve të sherebelës shpesh i mbetet malli stok i kthyer nga tregjet eksportuese. Mungesa e tregjeve, pasojë edhe e mosfunksionim të hallkave nga kultivimi deri në eksport, është një nga problemet madhore të këtyre fermerëve, por ka edhe të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“20% ia falim diellit dhe 20% shtetit” është shqetësimi nga grumbulluesit e Koplikut për TVSH-në 20% dhe vështirësitë për ta rimbursuar atë nga shteti. Infrastruktura, kushtet për ruajtjen, teknologjia për tharjen, problematika e çertifikimit të tokës të kërkuara për përfitim nga skemat e finacimit, të gjitha këto kërkojnë një vemendje më të madhe dhe më afatgjatë. Zgjidhjet janë shpesh më të qarta nga ata që i përjetojnë problemet. Ndaj, kultivuesit, grumbullesit dhe përpunuesit e bimëve mjekësore në Shqipëri kërkojnë mbështetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë kërkohet

Përpunuesit e bimëve mjekësore nuk kërkojnë asgjë të jashtëzakonshme përveç garantimit të markës autoktone shqiptare. Ja disa nga kërkesat e tyre:

Ndalimi i stimulimeve jashtë normave dhe jashtë kritereve te plehrave kimike dhe pesticideve

Nxitja e grumbullimit të bimëve të tjera të kërkuara si rigon, rozmarina, tymus në rrethet e tjera të favorshme

Hapja e tregjeve me Rusinë, Kinën, Singaporin

Ndalimi i mbjelljes së fidanëve jo autoktonë

Vendosja e kritereve rigoroze të ambalazhimit të posaçëm dhe etiketimi specifik

Mbështetje financiare për investime në makineritë për tharjen

Sherebela shqiptare, tregojnë specialistët, nuk ka të krahasuar me fidanët hollandez. Ndaj duhen nxitur fidanishtet me farë autoktone shqiptare.

1 kg sherebelë u blihet me më pak se 4 dollarë fermerëve shqiptarë, ndërsa në Amerikë në Walmart vetëm 20 gramë sherebelë shqiptare shitet rreth 5.2 dollarë. Veç të tjerash vihet re një rënie e ndjeshme e çmimit të blerjes së sherebelës në Shqipëri duke dëmtuar komunitetin e mbledhësve të saj.

Marrë nga /AgroWeb/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?