Maja e Rrunës në Kukës ende në flakë, Mbrojtja Civile: Situata problematike, sot ka ardhur helikopteri

Maja e Rrunës në Kukës është ende në flakë. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit bën me dije se vatra vijon të jetë problematike, ndërkohë sot ka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.

Njoftim i Komisionit të Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Prefektura Kukës:

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter.

SHKARKO APP