Majko debat me Bardhin në Kuvend: Nuk keni të ardhme, njerëzit nuk duan të shohin aventurierë

Deputeti i PS-së, ish-ministri Pandeli Majko, gjatë një debati në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi.

”SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi.

Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë nga ne nuk ka sulmuar SPAK, ta godasë atë si organizatë kriminale, pse sepse ne respektojmë sistemin legal në Shqipëri. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, ju nuk keni të ardhme”,-tha Majko.

SHKARKO APP