Majko drejt dorëzimit të mandatit të deputetit?

Sot kryeministri Rama tha prerë se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e grupit parlamentar të PS-së duke shuar përfundimisht endrrat e tre deputeteve socialiste, të cilët ishin bërë gati për president, natyrisht secili duke luftuar me bërryla njëra-tjetren.
Por burime jo shumë zyrtare tregojnë se Pandeli Majko i cili sapo mori mandatin e deputetit pas arrestimit të Alqi Bllakos, ka mundësi ta dorëzojë mandatin e deputetit sepse flitet se mund të jetë Presidenti i ardhshëm.
Majko ka qenë dy herë kryeministër i vendit, ministër dhe konkurent e aspirant për kryetar në PS.
Majko nuk është akuzuar asnjëherë për shkelje Ligji, ndaj cilësohet si një nga socialistët më korrekt.

Ajo që tha Kryeministri Rama se nuk do të jetë deputet nga radhët e PS-së, kandidati për President, ka zgjuar lëvizje në kampin e ish-kryeministrit Majko që të shikojnë mundesinë e dorëzimit të mandatit, çka do ta bënte Majkon si deputetin më jetëshkurtër.

PS-jo nëse e kandidon Pandeli Majkon do t’i jepte presidencës një CV potenciale me kontribute nga e majta. Në fillim Meta, e tani Majko, presidenca do të ishte me gjerdanë floriri në hierarkinë e vlerave majtiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?