Majko: Kumanova, historia po shkruhet nga shërbimet inteligjente

Deputeti i mazhorancës, Pandeli Majko ka komentuar edhe ditën e sotme situatën në Maqedoni.

Majko thekson se Maqedonia duhet të tregojë transparencë. Sipas tij, deklarata e qeverisë shqiptare ishte e plotë. Majko thekson gjithashtu edhe se aksioni që sipas autoriteteve maqedonase ishte policor në të vërtetë ishte ushtarak.

“Historia po shkruhet nga shërbimet inteligjente. Maqedonia nuk po jep arsye se përse nuk po e zbaton marrëveshjen e Ohrit. Moszbatimi i kësaj marrëveshje sjell probleme. Statusi i shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të vazhdojë i njëjtë. Ajo që ndodhi është përgjegjësi e palës maqedonase”,­ thekson Majko.

SHKARKO APP