Majko në Kosovë tregon për vitin ’99: Pse e kam të vështirë ta pranoj ”Shengenin”?
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka mbajtur një fjalim në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” ku edhe ka folur për detyrën e tij në vitin 1999, gjatë kohës kur Kosova ishte në luftë me Serbinë.
Me batutë Majko ka pranuar se dy vendet e kanë mërzitur shpesh herë njëri-tjetrin, por kjo ishte normale për dy kombe ”vllazën”. Ministri i Diasporës foli edhe për ”Shengenin e Ballkanit”, duke u shprehur se e kishte të vështirë ta pranonte pasi nuk falte,por kishte kuptuar se ishte për të mirën e popullit dhe kishte vendosur të ndryshonte.
”Ne ndjehemi keq kur na falenderoni. Sepse ne jemi vllau juaj dhe vëllai edhe falenderohet edhe jo. A të mërzit vëllai? Po edhe të mërzit. Si thoni ju në Kosovë? Vllai i shkiau. Në ato momente na shkonte ndër mend që do të na përmendej emri brez pas brezi…për keq. Ne ishim gati të vriteshim në ’97 por u mboldhëm dhe thamë Kosova nuk mund të humbasi ne duhet të bashkohemi. S’jam nga ata që fal kollaj por ja që duhet bërë. E kam të vështirë të konceptoj lëvizjen e lirë. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në 99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin”.