Majko nuk votoi për Teatrin, regjisori e falënderon: Nuk u bëre viç për lëkurë
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ishte i vetmi nga kabineti Rama që nuk mori pjesë në votim dje për projektligjin që i hap rrugë nisjes së negociatave me kompaninë private “Fusha Shpk”. Me miratimin e kësaj nisme të qeverisë do të nisë më pas dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.
Qendrimi i Majkos është përshëndetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me një shënim në faqen e tij në Facebook e ka falenderuar publikisht.
“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”- shkruan Çipi.
Majko, gjatë seancës ka pasur një debat me Kryeministrin Rama. Para nisjes së votimit, Rama është filmuar teksa debaton me Pandeli Majkon.
Sipas deputetëve të pranishëm në sallë, të cilët kanë dëgjuar debatin, Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar. Pasi ka vënë telefonin në vesh, është larguar nga salla, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar largimin e tij me një gjest.
KOHA JONË SONDAZH

