Majko: Para 1990 kush kundërshtonte zgjedhjet hynte në burg (edhe në 2019)
Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish.
I pyetur lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.
Ai theksoi se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, tha Majko.
KOHA JONË SONDAZH

