Majko: PD të kthehet në sistem
Në seancën e kësaj të enjte, ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se opozita duhet të kthehet në sistem dhe se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon 30 qershorin atëherë do shkohet në zgjedhje. ”Sot vendi ka dy opozita të cilat janë nervoze. Ajo parlamentare reagon me nervozisëm për negociata të mundshme me atë jashtë. Problemi i vendit sot nuk është PS-ja. Partia që u ngrit nga studentët duhet të pyesë veten: pse e ardhmja e tyre matet me eurot e kundërshtarit. PD duhet të kthehet në sistem, ky proces do vazhdojë me reformën zgjedhore, kjo reformë ka të pashmangshme”.