Majko: Veliaj-­Tahiri dyshe e padiskutueshme, si unë me Metën dikur

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko lëshoi mesazhe të forta për të majtët, ndërsa nuk nguroi të ‘thumbonte’ opozitën gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Majko theksoi se Partia Demokratike është një nga pjesët e problemeve që po kalon vendi, ndërsa risolli në vëmendje fitoren e Lulzim Bashës në kryeqytet përballë Edi Ramës.

Nga ana tjetër, Majko nuk kurseu as batuat e tij në lidhje me kandidatin për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn, duke i rikujtuar atij se dikur ka qenë ai kapiteni dhe jo Saimir Tahiri, sikur tha ai. Majko e cilësoi Veliaj­Tahiri, si një dyshe të padiskutuar, ndërsa e krahasoi me dyshen Majko­Meta, dikur. “Shansi nuk do jete i lehtë, do ketë vështirësitë e veta. Të shkosh të votosh pro tek kutia e votimit është me e vështirë sesa të votosh kundër. Pa marr paravesh se ça problemi që po kalon Shqipëria. Është mirë që të kemi përballë një PD që në mënyrë të paprecedent, ky dy­shi e beri veten fitues me 92 voto. Por sot kohët kanë ndryshuar. Dëshiroj të falenderojë të gjithë, djemtë, vajza, të rinj e të vjetër.

Disa gjera thuhen dhe disa jo, por kapiteni i skuadrës nuk Saimir Tahiri. Në kohë fushate kapiten isha unë, në kohë tjetër. Këta që janë socialit të vjetër më kuptojnë shumë mirë. Saimiri dhe Tahiri janë një dyshe e padiskutueshme, mua më kujtojnë veten dhe Ilir Metën. Pavarësisht gabimeve që bëmë, sot jemi bashkë kemi një ekip të mrekullueshëm.”, tha Majko.

SHKARKO APP