Majko zbulon ndërhyrjen e kryepeshkopit Janullato: I kërkova angazhim që kriza e Kakavijës të përmbyllej sa më shpejt
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zbuluar ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos, sa i takon krizës së krijuar në Kakavijë me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në vendet e tyre të punës, në Greqi.
Përmes një postimi në Facebook, Majko falënderon strukturat shtetërore dhe në mënyrë të veçantë angazhimin e kryepeshkopit Janullatos që kriza të përmbyllej sa më shpejt, ndërkohë që ka dhe një përgjigje për kritikët.
“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”,- shkruan Majko.