Majlinda Bregu i drejtohet Blendi Fevziut: Nuk janë kembët e mija,ato!

 

Para disa ditëve portali nën pronësinë e analistit të njohur Blendi Fevziu nxori një palë kembë e këpucë të shtrenjta dhe ironia ishte se deputetja Bregu proteston me kepucë 1800 euro !

Deputetja e PD, Majlinda Bregu ka reagur pas lajmit të publikuar në Opinion.al nga Blendi Fevziu se ajo kishte veshur këpucë luksi në një kohë të papërshtatshme siç ishte protesta e opozitës, të enjten. Duke ironizuar me lajmin Bregu thotë se këpucët i kishte postuar në Instagram "si vepër arti", por nuk kishte mbajtur ndonjëherë të tilla dhe se këmbët në foto janë të një modelje.

"Pasi kenaqa syrin me kepucen majtas dhe e postova se jane nje " veper arti", kam dy dite qe qesh se si "m' i veshen" mua ne kembe. Uroj qe ky stilisti po e mori vesh,te mos ndjehet keq se media shqiptare i ngaterroi emrin, i caktoi cmimin, dhe modeles i kerkoj ndjese qe iu ngaterruan kembet me politike", shkruan deputetja dhe ish -ministrja e PD.

 

Reagimi i kryeredaktores se Fevziut

Në vend të një debati për këpucët e Majlinda Bregut

Nga Desada Metaj

Një ditë para protestës, deputetja Bregu sërish ka merakun e këpucëve. Këtë herë ajo ka ripostuar një lajm të opinion.al, që bazohej në një foto që vetë zonja Bregu kishte postuar në profilin e saj, një palë këpucë që siç duket i kanë pëlqyer.

Opinion.al nuk ka vendosur as çmimin e tyre dhe as stilistin, që siç duket janë të njohura për ish ministren. Duke mos i vënë asnjë përcaktim fotos në profilin e saj, dhe duke patur “pikë të dobët” veshjen dhe paraqitjen në publik, zonja Bregu krijoi ndoshta perceptimin e gabuar se ajo i kishte veshur këto këpucë.

Por në fakt, sot ajo ka sqaruar se këpucët e postuara në profil, janë thjesht të pëlqyerat e saj.

A ka mundësi deputetja demokrate ti blejë këto këpucë kaq të bukura? Nuk i dihet. Në disa dalje të saj, çantat që ajo ka patur e kanë tejkaluar disa herë çmimin e këpucëve të fotos. Ndoshta ish ministrja më shumë se për çmimin e tyre, duhej të shqetësohej për sjelljen e saj si deputete e opozitës.

A mund të merret me një palë këpucë një politikane, partia në të cilën ajo bën pjesë proteston rregullisht kundër varfërisë? A është etike që një deputete që ka profesion debatin politik të shfaqë në profilin e saj sende të denja për blogerët e modës, që në Shqipëri nuk mungojnë?

Këto jane pyetjet që mund të jenë vërtet shqetësuese për atë publik që shqetësohet për përmasat galopante të korrupsionit në Shqipëri, dhe ndoshta shpreson që forca ku zonja Bregu bën pjesë ndoshta mund të bëjë diçka më shumë.

E deri ateherë, deputetja e PD dhe mbase dhe kolegë të saj duhet të kujtohen që në politikë, një palë këpucë, një çantë apo të gjitha veshjet bashkë janë qesharake krahasuar me fotot e një mitingu ku mijëra njerëz protestojnë ndaj varfërisë. Nëse një foto e tillë e jo “selfie” protestash si me pushime do të ishte postuar në profilin e saj si politikane, Majlinda Bregu do ja kishte hequr vetes telashet e debatit për një palë këpucë. Është ende në kohë, nesër opozita do të dalë prapë në protestë (opinion.al)

SHKARKO APP