Majlinda Bregu në Sarajevë nis detyrën: Nuk do të jetë e lehtë

Majlinda Bregu nis zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku thekson se nuk do të jetë një punë e lehtë.

“Nuk do të jetë e lehtë, Do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike. Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR (RCC), po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë”,-shkruan Bregu.

Ish-deputetja e PD-së nënvizon se në krye të këtij këshilli në zyrat e Sarajevës do të vijojë të jetë i suksesshëm. “Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë! Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri. E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen. Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik. Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme”,-thotë më tej Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?