Majlinda Bregu Presidentja e re? Nano: Mund të trazojë opozitën për ca kohë

Të shtunën do të mësohet emri i PS-së që do të çojë në Presidencë, si kreun e ri të shtetit. Analisti Mustafa Nano shpreh besimin se kryeministri Edi Rama e ka në kokë një emër në President, por ndoshta jo që t’i imponohet Partisë Socialiste.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se në diskutime mund të ketë dhe emra të tjerë që mund ti duken atraktivë.”Një emër e ka dhe me shumë gjasë do jetë ai që do bëhet President dhe jo propozime të tjera. Ku dhe po të ketë emra, do jenë emra që ata mendojnë se Ramës do t’i pëlqejnë, nuk besoj se do të kemi propozime të çuditshme”.

Emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për President, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, ai veçoi zonjën Bregu, për të cilën tha se mund të trazojë opozitën për ca kohë.

SHKARKO APP