Majmuni që ”rrahu” policët në Sarandë, pronari: E provokuan
Majmuni Kiko që u bë viral në lajme se kishte rrahur tre policë bashkiakë në Sarandë, nuk është agresiv. Kujdestari i Majmunit, Timoleo Babi tregon episodin e një dite më parë ku u përfshi kafsha tropikale që ai ka në zotërim prej pesë vjetësh.
Babi shprehet majmuni i tij nuk ngacmon njeri, por kur njerëzit kërkojnë të bëjnë foto apo e ndjekin, ai bëhet agresiv.
Po ashtu Timoleo shprehet edhe se majmunin e ka blerë pesë vjet më parë në Holandë, është i vaksinuar dhe me kontroll veterinar.
KOHA JONË SONDAZH

