Ma**kimi i hotelit ”Greccia” ku ndodhi vrasja e Eraldos, më parë është larë në g*ak

31-vjeçari Eraldo Nevruzi u vra nga Geraldo Shehu, bashkëpronari i hotelit ku punonte si recepsionist në Dhërmi. Hoteli “Greccia” ku ndodhi ngjara e rëndë ka një tjetër vrasje e cila ndodhi më 1 dhjetor të 2012-ës. Janë dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhialiu, që u vranë pasi kishin marrë 200 mijë euro borxh për ndërtimin e këtij hoteli, por nuk e kishin shlyer në kohë.

Vëllai që jeton, Mirvjen Haxhialiu e përfundoi hotelin dhe ndërsa do hapej këtë sezon, dhëndri i tij Gerald Shehu vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe ia zhduku trupin, në bashkëpunim me dy punonjësit e hotelit.

Vrasja e vëllezërve Iglend dhe Sokol Haxhialiu ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit 2012, pranë kryqëzimit të Tiranës së Re. Shkak i vrasjes ishte një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat Iglend dhe Sokol Haxhialiu i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti nga fshati Nikël i Krujës.

Dy vëllezërit Haxhialiu i kishin marrë borxh Kurtit shumën në fjalë për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi, por nuk kanë arritur ta kthejnë në kohë. Kjo ka ndezur konfliktin mes tyre i cili u mbyll me ekzekutimin e dy vëllezërve.

SHKARKO APP