Makina bie në humnerë, humb jetën një person te “Rruga e Arbërit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në kantierin e ndërtimit të “Rrugës së Arbërit.

Një person mësohet se ka humbur jetën, pasi një makinë ka rënë në humnerë.

Personi që ka ndërruar jetë nga ky aksident është identifikuar si Astrit Alla, 51-vjeç. Dyshimet e para janë se Alla po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij, dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar në këtë aksident.

SHKARKO APP