Makina del nga rruga, 2 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë në Levan – Tepelenë

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelene këtë padite.

Makina me të cilën lëvizte një çift ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij ka mare plage më të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte nga Greqia drejt Tiranës me automjetin e tyre, kur ende për rrethana që nuk dihen makina është batuar pranë fshatit Selishtë,  duke përfunduar në anë të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të aksidentuar, ndërsa në vendgjarje janë afruar edhe grupet e emergjencës për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar.

Aksi Levan – Tepelenë është bërë shpesh e pjesë e kronikave të ngjarjeve aksidentale, me pasoja në njerëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?