Makina del nga rruga dhe përplaset me hotelin te “Shkëmbi i Kavajës”, ndërron jetë punonjësi i pastrimit

Një aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Plazhit që ishte gjatë orarit të punës, është shënuar këtë mëngjes në rrugën dytësore Plepa-Kavajë, pranë “Shkëmbit të Kavajës”.

18-vjeçari B. Hoxha ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 50-vjeçari B. B., rreth 50 vjeç, i cili në momentin e përplasjes ka qenë duke pastruar.

Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ndodheshin pasagjere në mjet. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë ora 02.15 kur një automjet me targa AB 007 HB i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hotelin në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.

Dy 20-vjeçaret, njëra banore e Plazhit në Durrës dhe tjetra e Shijakut, janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku po marrin ndihmën e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit, me banim në Bathore të Tiranës është ndaluar nga policia e Durrësit.

SHKARKO APP