Makina del nga rruga dhe përplaset me plepin, ndërron jetë pasagjeri 23-vjeçar, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Plepa-Romanat, ku një i ri ka humbur jetën.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në rrugën Plepa-Romanat.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISË

Swiss Digital Mobile Reklama

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?