Makina del nga rruga dhe përplaset, plagosen 4 persona! Arrestohet shoferi
Një 44-vjeçar u arrestua nga policia për shkaktimin e një aksidenti në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona.
Policia bën të ditur se në pranga u vendos shtetasi me iniciale A.D. 44-vjeç. Ai ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, u plagosën 4 persona të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.