Makina del nga rruga, dy të plagosur në Lezhë
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 10:16
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti u shënua në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, ku një automjet Benz me targa AA 083 NG doli nga rruga në afërsi të Zejmanit.
Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

