Makina del nga rruga në aksin Ballsh-Fratar, humb jetën 5-vjeçarja

Një aksident me pasojë një të vdekur është shënuar pasditen e sotme në Fier. Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Ballsh-Fratar.

Ka humbur jetën vajza pese vjeçare, ndërsa në mjet ndodhej familja me katër pjesëtarë.

Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ben me dije se tre personat e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e daljes së mjetit nga rruga, ndërsa vijojnë hetimet.

SHKARKO APP