Makina del nga rruga në aksin Elbasan – Librazhd, humb jetën 1 person
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga në fshatin Mengël, ka humbur jetën një shtetas.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë. Ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

